• петок, 05 декември 2025

 Hamasi kërkon më shumë pajisje dhe personel për të zhvarrosur trupat e të burgosurve izralitë

 Hamasi kërkon më shumë pajisje dhe personel për të zhvarrosur trupat e të burgosurve izralitë

Gaza, 1 nëntor 2025 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas ka kërkuar më shumë pajisje dhe personel për të zhvarrosur trupat e të burgosurve të vdekur izraelitë, raportuan sot mediat arabe.

"Brigadat Kasam", krahu ushtarak i Hamasit, njoftuan se mbetjet e paidentifikuara biologjike tashmë i janë dorëzuar Izraelit, por Izraeli këtë e kishte refuzuar", raportoi Al Xhazira.

Prandaj, Kryqi i Kuq i dorëzoi dje Izraelit mbetjet e paidentifikuara të tre personave, të cilat u morën nga Hamasi.

"Brigadat Kasam konfirmojnë gatishmërinë e ekipeve të tyre për të punuar në rikuperimin e trupave të të burgosurve armik brenda Vijës së gjelbër në të njëjtën kohë dhe në të gjitha vendet me qëllim mbylljen e kësaj dosjeje. Brigadat Kasam u bëjnë thirrje ndërmjetësve dhe Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të sigurojnë pajisjet dhe personelin e nevojshëm për të punuar në rikuperimin e të gjithë trupave njëkohësisht", tha grupi militant palestinez.

Izraeli tha sot se mbetjet e tre personave të dorëzuar nga Hamasi këtë javë nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve. mb/

Остани поврзан